Kryesore

Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi për pak kohë nën një çati politike

15:39 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historikisht kanë qenë në koalicione të ndryshme. Megjithatë edhe për pak kohë duket sikur kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ai i PDIU-së Shpëtim Idrizi duket se do të qëndrojnë nën të njëjtën çati politike, koalicionin opozitar.
Pas largimit nga koalicioni me PS, që i mori tre deputetët, Shpëtim Idrizi kaloi në krahun e opozitës.




Kjo lëvizje shqetësoi Vangjel Dule, i cili këtë të enjte takoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  Pas më shumë se 1 orë takimi, Dule do të deklaronte: “Në një axhendë të tillë temat për diskutim ishin të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të parimeve të partisë që përfaqëson. PDIU në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë do të vijojë bashkëpunimi. Besoj se isha i qartë”.

PBDNJ u largua nga koalicioni me PS, pasi erdhi në pushtet në vitin 2013 me Vangjel Dulen aleat, pasi afroi në koalicion Shpëtim Idrizin. Atëherë, kjo lëvizje solli reagimin e Dules që doli nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar më pas Lulzim Bashës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.