Kryesore

Vettingu në politikë, Ruçi: Drafti është në tryezë, do diskutohet dhe do vendoset

11:39 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vettingu në politikë është kthyer në një çështje shumë të përfolur. Ka qenë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili nga Fieri gjatë një pronocimi për gazetarët ka folur në lidhje me Vettingun për politikanët.




Ruçi u shpreh se drafti i opozitës është në tryezë pasi është futur në programin e parlamentit, si dhe është botuar në faqen e internetit të Kuvendit.

“Pas dy javëve nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve të cilët do të bëjnë një program për diskutimin që do i parashtrohet seancës plenare”, – u shpreh Ruçi.

Ndërsa sa i përket miratimit të këtij projektligji, Ruçi, u shpreh se është shumë shpejt për të folur.

“Do të diskutohet dhe do të vendoset”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.