BLUETOOTH

Ekskluzive/ U konfirmua! Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në pritje të një djali

14:00 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Jo më larg se para një jave në Amfiteatrin e Tiranës është organizuar një mbrëmje speciale në nder të 30-vjetorit të krijimit të “Elita 5”. Me pjesëmarrjen e një grupi vërtet elitar, koncerti ka qenë madhështor e ka mbledhur rreth vetes admiruesit e muzikës së grupit të njohur ku të gjithë kanë shijuar tingujt e hiteve ndër vite. Në koncert nuk kishin se si të mungonin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me bashkëshorten e tij. Ka qenë pikërisht ai që ka publikuar foto nga koncerti ku ajo që më tepër ka rënë në sy është në forma e shkëlqyer e Ajolës, e cila është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Por shumë thashetheme janë bërë lidhur me gjininë e fëmijës së tyre të parë që shumë shpejt do të vijë në jetë. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” kanë konfirmuar përfundimisht se fëmija i parë është djalë.




Dyshimeve të shumta dhe hamendësimeve u erdhi fundi! Që nga një qershori kur për herë të parë ishte vetë kryebashkiaku që konfirmoi zërat për një shtatzëni, kësaj radhe ka qenë bashkëshortja ajo që ka dashur ta fshehë rritjen e barkut duke u shfaqur gjithnjë në eventet e ndryshme, përfshirë edhe këtë të fundit në Tiranë, me fustane të zinj.

ajola 11 ajola 12 ajola 3 ajola 1 ajola 5 ajola 6 ajola 4 ajola 2 ajola 9 ajola 7
<
>

Ndërkaq mund të themi padyshim se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë një prej çifteve më jetëgjatë të ekranit. Nëpërmjet lidhjes së tyre më shumë se 15-vjeçare, ata gjithmonë kanë ditur të përcjellin për publikun energji mjaft pozitive. Në projektet e shumta që i ka dedikuar sistemimit te kryeqytetit, ai është përballur shumë me kontaktet me fëmijët dhe për këtë është ngacmuar shumë nga mediat se kur do të bëjë fëmijën e tij. Pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Erioni tregoi se fëmijën ja kanë lënë kohës. Por duket se ky moment më në fund ka ardhur. Këtë fund shtatori ai dhe Ajola do të bëhen prindër për herë të parë të një vogëlushi.

Padyshim që periudha e shtatzënisë është një nga periudhat më të bukura të një femre. Në këto nëntë muaj, trupi i një femre përjeton ndryshime të mëdha, por pritja e ëmbël sjell, gjithashtu, ndjesi shumë të bukura shpirtërore. Këtë e ka treguar edhe Ajola Xoxa, e cila muaj pas muaji në mënyrën e saj postonte në ‘Instastory’ foto të përjetimeve të saj të veçanta të shtatzënisë.

Ndërkohë që kujtojmë se ishte pikërisht 1-qershori dita që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vendosi të jepte lajmin se ai dhe Ajola janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ai në një foto të postuar në ‘Instagram’-in e tij shkruante: “ Gëzuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam të gjithëve!”. Edhe pak ditë dhe pritjes do t’i vijë fundi! Të gjithë presim me padurim të shohim edhe ç’emër do t’i vendosin djalit. Me siguri shqiptar dhe domethënës! Mbetet për t’u parë, edhe pak ditë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.