BLUETOOTH

Kalojnë përvjetorin e parë të martesës në Kubë, Marina përdor fotoshop?

16:50 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm para një viti çifti i njohur lidhi kurorë në një ceremoni pikante në Gjirin e Lalzit dhe po buzë detit, duket se ka vendosur të kremtojë dhe përvjetorin e parë të martesës. Vetëm se shumë larg prej këtej. Destinacioni i dyshes së famshme të showbizit duket se është Kuba. Që prej datës 10 shtator, në përvjetorin e parë të martesës së tyre, Geti dhe Marina janë arratisur së bashku për të festuar ku më mirë se në Kubë këtë përvjetor të parë.




Ndërkohë ajo që bie në sy janë fotot që Marina poston në ‘Instagram’ ku mesa duket nuk i ka shpëtuar tentacionit të fotoshopit, aq të përhapur ditët e sotme nëpër rrjetet sociale. Në këmbën e saj të djathë duket sikur këmba është më e dobët se këmba tjetër. Të jetë e nevojshme një ndërhyrje e tillë në trupin e bukuroshes? Shikoni dhe gjykoni vetë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.