BLUETOOTH

Një tjetër dasmë në horizont! E vërtetuam tashmë: Elita dhe Gjiko do të martohen në…

15:15 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë gjithë verën që po mundohen ta mbajnë të fshehtë! Por dihet, njëri lajm rrëzon një tjetër! Një herë do martohen, pastaj “ç’është kjo martesë?”, pastaj 23 shtatori dhe në fund e konfirmuar data 21 shtator. Elita dhe Gjiko, pas vrullit mediatik të ditëve të fundit, më në fund do të martohen dhe ky është lajm i vërtetë. Moderatorja e njohur nga Kosova, madje, është përfolur se është në pritje të fëmijës së parë me reperin Gjiko, me të cilin bashkëjeton prej kohësh, por lajmin askush nga të dy nuk e ka konfirmuar.




Edhe pse askush nga çifti nuk ka dhënë asnjë detaj, lajmet marrin dheun nga miqtë apo edhe bashkëpunëtorët dhe po flasim pikërisht për mikun e ngushtë të tyre, këngëtarin dhe moderatorin Kosovar, Labinot Gashi. Imazhi i fundit që është bërë publik është ftesa, e cila konfirmon tashmë ceremoninë që do të mbahet të premten e ardhshme, më 21 shtator. Fotoja e siguruar nga Prive duket të jetë pjesë e familjes së reperit, Gjiko. Të jetë sekrete dhe kjo? Mezi presim të shohim një tjetër princeshë me pak bark të fryrë (ndoshta) që shkon drejt altarit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.