Nostalgji

Nostalgji/ Landi, i dashuruar me kapelen. Irsa Demneri sërish vetëm

16:00 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Landi, i dashuruar me kapelen. Irsa Demneri sërish vetëm




Landi, i dashuruar me kapelen

Kapelja është një nga aksesorët që së fundmi është kthyer mjaft në modë. Vajza dhe djem në Shqipëri i janë përshtatur tendencave të fundit të modës dhe në fakt ja dalin mirë. Një syresh i tillë është edh Land Hysa, një nga antarët e grupit West Side Family. Ndërsa fillimisht ai u shfaq tek spektakli “Dancing ëith the stars” me një kapele që e tregonte vërtet tip. Më tej edhe në ndonjë emision ku ishte i ftuar. Tani ai thuajse nuk e ndan nga koka kapelen e tij, si edhe në këtë rast ku është shfaqur në një prej pub-eve të kryeqytetit me miqtë e tij. Megjithatë duhet thënë se Landi është një natyrë që në stil ecën gjithmonë me kohën, kështu që në këtë pikë merr dhe komplimentat tona.

Irsa Demneri sërish vetëm
Për një ish-Miss impenjimet sa vijnë dhe zvogëlohen, kjo ehde për faktin se në Shqipëri janë të pakta aktivitetet ku ato mund të angazhohen. Rrallë herë ndonjë sfilatë, ku ato modelojnë dhe kush ka fat edhe ndonjë spot publicitar. Për bukuroshen Irsa Demneri kjo kohë ka qenë tërësisht pushim. Ish- Miss Shqipëria ndërkaq vjen sot në supelmentin tonë në një nga ambientet e njohura të Tiranës, ku si të gjithë të rinjtë edhe ajo shijon jetën e natës. Edhe këtë herë Irsa është parë në shoqërinë e mikeshave të saj, ndërsa nuk dimë ende që Demneri të ketë ndonjë të dashur. Gjithsesi ajo në ambientet publike gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private.

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.