BLUETOOTH

“Zhduket“ nga ‘Instagram’-i, Era Istrefi tregon arsyen e mungesës së saj

18:00 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi gjithmonë në korrent të postimeve të vipave tanë që nuk mungojnë me postimet e tyre të herëpashershme, por kemi vënë re që kohët e fundit Era Istrefi është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. Ylli botëror duket se ka marrë pushimet dhe po e shijon jetën larg ‘Instagram’-it. Kjo shkëputje, në fakt, ka ardhur për disa arsye. Era po i jep kohë vetes për t’u shëruar plotësisht pas operacionit që ka kryer, por, gjithashtu, axhenda e ngjeshur që ka pasur gjatë verës mund ta ketë lodhur këngëtaren.




“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë këto kohët e fundit lidhet tërësisht me këtë intervistë të një viti më parë. Të qenit jashtë vëmendjes është luks. I kam dhënë vetes kohë për t’u shëruar pas operacionit dhe për t’u përqendruar tek ajo që më bën vërtet të lumtur, që më bën të ndihem njeri. Gëzoj shëndet të plotë dhe ndihem gjithë energji pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndaj me ju planet e reja”,-shkruan ajo. Ndërkohë kujtojmë që Era ishte shqiptarja e parë që na krenoi të gjithëve në finalen e Botërorit, pasi performoi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith kolonën zanore të “Rusi 2018”, “Live it up”. Të shohim sa kohë do t’i duhet këngëtares për t’u rikthyer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.