Nostalgji

Nostalgji/ Petrit Vasili i vaposur. Pollo: Jo, Xhafer jo, e ke gabim

16:00 - 16.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Petrit Vasili i vaposur. Pollo: Jo, Xhafer jo, e ke gabim




Petrit Vasili i vaposur
Vera është stina ku të gjithë duan të pushojnë, të jenë pranë detit dhe të marrin rreze dielli. Por ja që ministrat e qeverisë duhet të punojnë. Një nga ata që e ka me më pak qejf aktualisht punën, duket ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, Vasili është shfaqur i drobitur dhe pa pikë dëshirë për të qenë aktiv në mbledhje. Me kokën mbështetur në dorën e majtë, ai diç sheh në kompjuter por duket që nuk është fare i përqëndruar!

Pollo: Jo, Xhafer jo, e ke gabim
Duket si një bisedë jo e këndshme mes dy ministrave të kabinetit qeveritar, atij të Shtetit Genc Pollo dhe atij të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferi. Të ndodhur në mbedhjen e qeverisë pak çaste se ajo të niste, ata kanë shkëmbyer një diskutim me njëri-tjetrin, prej të cilit Pollo nuk duket aspak i kënaqur, gjë që duket jo vetëm nga mimika por edhe nga qëndrimi i tij. Nga ana tjetër ministri Xhaferi duket mëse i qetë dhe nuk e prish aspak terezinë.

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.