Kryesore

“Gishtat e tij kërcejnë mbi çelësat e bardhë”, muzikanti shqiptar mahnit Amerikën

12:05 - 17.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“I moshuari hapi valixhen dhe nxori fizarmonikën e madhe e të kuqe. Kaloi rripat mbi shpatullat e tij. Në fillim, ai ishte i pasigurt dhe i ndrojtur. Kishte kaluar pak kohë. Pastaj ai e shtrydhi atë, gishtat e tij kërcenin mbi çelësat e bardhë, kur 50 vitet e muzikës nisën të luheshin. Duke qëndruar në trotuar, ai e ktheu kokën dhe filloi të këndonte. Njerëzit nisën  të dilnin nga apartamente aty afër. Ata u mblodhën rreth tij, duke kënduar së bashku. Askush nuk i kuptonte fjalët. Ai këndoi në një gjuhë që ata nuk e kuptonin. Por, nuk kishte rëndësi. Ata e dinin se si ishte kënga: Gëzim, gëzim i pastër”.




Në 2016-ën, Ylli Brekofca la shtëpinë e tij në Shqipëri dhe u largua për një jetë më të mirë drejt Shteteve të Bashkuara. Në dhjetor të atij viti, Brekofca u vendos në Portland, në shtetin e Oregon-it. Ai ishte 64 vjeç dhe i duhej të niste gjithçka nga e para.

Ylli la pas çdo gjë që nuk mund të vendosej në dy valixhe të vogla, duke përfshirë edhe fizarmonikën e tij, instrumenti ka qenë shoqëruesi i tij i vazhdueshëm që nga fëmijëria.

 

Kur ishte 15 vjeç, babai i dhuroi atij fizarmonikën.

“Luajta aq shumë, sa ajo u bë pjesë e trupit tim”, u shpreh Ylli, i cili u rrit në Tiranë dhe u specializua të performonte në dasma.

Ai mundi të përshtaste të gjitha stilet rajonale të muzikës që dëgjonte nëpër dasma, si edhe të shkruante fjalët e melodinë që mbante mend. Ai mundi të mblidhte rreth 400 këngë të shkruara në tre fletore me shkrim dore: një për këngët e veriut, një për këngët e jugut dhe një për këngët e Shqipërisë së mesme.

Por, pas shembjes së regjimit komunist, Ylli së bashku me motrën e tij Arta shijuan lirinë  e re.

Megjithatë, shoqëria e re e hapur gjithashtu solli kaos dhe korrupsion në ekonominë e vendit. Vështirësitë e vazhdueshme ekonomike e detyruan Yllin të largohej nga Shqipëria.

“Shqipëria është e bukur”, tha Ylli, pa përkthimin e së motës, “por nuk ka punë, as para”

Arta u largua e para drejt SHBA-ve, në vitin 1997, pasi fitoi lotarinë. Duke qenë të afërt, Ylli u lejua të bashkohej me të.

Kur u largua, atij i duhej ta linte fizarmonikën e tij, atë që babai i tij i kishte bërë dhuratë. Ajo rëndonte shumë, për ta marrë me vete në avion.

Teksa nisi të jetojë me motrën e tij, Ylli mendonte se në Maine nuk do të kishte interes për muzikën shqiptare apo këngët popullore, të cilat i kishte mbledhur gjatë gjithë jetës së tij.

Dy vjet më vonë, Ylli tashmë ndihej si në shtëpi. Gjeti miq, një fizarmonikë dhe banorët duan të dëgjojnë muzikën e tij.

Maine do të ketë shansin të dëgjojë një natë kushtuar muzikës popullore shqiptare, e pikërisht më 21 shtator Ylli do të ngjitet në skenë. Atij iu ofrua një koncert solo, pasi luajti disa këngë në një natë ndërkombëtare të hapur.

“Herën e parë që dëgjuam Yllin, ai na mahniti”, tha Erika Jensen nga Mayo Street Arts.

Teksa Ylli u shpreh: “Ishte pak e frikshme. Unë di se si të këndoj, por nuk e dija nëse ata do ta kuptonin”.

Van West tha se pengesa gjuhësore vështirë se ka rëndësi kur luan Ylli. Ajo është e sigurt se nuk do të jetë një problem.

“Është e vështirë të ulesh në një dhomë, ta dëgjosh dhe të mos lëvizësh. Ai është kaq simpatik”, përfundoi Erika.

Ylli është duke pritur për shfaqjen, por ende nuk mund ta besojë plotësisht se si gjërat kanë arritur deri këtu.

Ai kurrë nuk priste që të bënte miq të tillë ose të kishte mundësi të luante muzikën, e shkruar në fletoret e tij.

“Ndihesha keq që po vija këtu, pa një fizarmonikë. Po plakesha edhe më shumë. U ndjeva sikur ajo pjesë (muzikore) e jetës sime mbaroi. Tani, me fizarmonikën e re, ndjehem sikur po nis një pjesë tjetër të jetës sime”.

Ylli Brekofca do të performojë ditën e premte, më 21 shtator në ora 7:00. në Mayo Street Arts në Portland.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.