Nostalgji

Nostalgji/ Blushi, i lumtur krah Topallit. Albana uron Juelën për elegancën

16:00 - 17.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Blushi, i lumtur krah Topallit. Albana uron Juelën për elegancën





Blushi, i lumtur krah Topallit
Ashtu siç mësuam pak ditë më parë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ishte në një vizitë zyrtare në Azejbarxhan së bashku me deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushi, i cili është edhe një nga përfaqësuesit kryesorë të Lëvizjes për Mendim Ndryshe brenda rradhëve të selisë rozë. Ky “rrëmbim” i Blushit nga kryetarja Topalli është komentuar mjaft këto ditë, ndërsa ne u sjellim sot pikërisht dy foto nga takimet e zhvilluara në Azejbarxhan, ku Blushi jo vetëm që shfaqet i qeshur në këto foto, por padyshim që ndihet edhe i privilegjuar, që ka qenë ai i zgjedhuri i kryetares!

Albana uron Juelën për elegancën
Nëse të gjithë mbani mend një Juelë të shëndoshë, harrojeni. Zëdhënësja e kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Juela Meçani kohëve të fundit ka rënë jo pak në peshë. Dieta e bërë, i ka dhënë frytet, dhe gjithë sakrifica e saj ka dalë për mirë. Tashmë edhe veshjet verore i shkojnë më shumë. Po ashtu, flokët e prera deri tek supet i kanë dhënë një imazh më rinor ish-Miss-it. Këto detaje i ka vënë re edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila e ka përgëzuar, ndërsa e ka takuar, për kujdesin dhe formën e mirë trupore. Thuhet madje se pas urimeve që i ka bërë, Albana i ka kërkuar edhe sekretin e dobësimit!

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.