SHËNDET

Si të rregulloni tensionin e gjakut pa ilaçe

16:26 - 17.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Problemet e zemrës dhe tensionit janë ndër më të shpeshtat që hasen në popullata.




Më e theksuar kjo problematikë është tek njerëzit mbipeshë. Shumë persona janë të detyruar të marrin kurime permanente për të normalizuar tensionin.

Por, Shoqata Amerikane për Shëndetin e Zemrës ka zbuluar së fundi një metodë që sipas saj është po aq efektive ka kurat mjekësore, madje edhe më e mirë pasi nuk ka efekte anësore.

Ajo që këshillohet është ndjekja me rigorozitet i një diete për të ulur kilet e tepërme si dhe ushtrimet permanente.

Kombinimi së bashku i këtyre të dyjave largon problemet me tensionin.

Në studim morën pjesë 129 burra dhe gra mbipeshë të cilët cilësoheshin me risk të lartë për problemet me tensionin.

Ata u mbikqyrën për 14 javë duke kombinuar dietën me palestrën dhe u zbulua se risku tek ata persona shkoi drejt minimumit.

“Përfundimi ishte se miratimi i këtyre mënyrave për jetesë rezultuan që shumica e tyre të mos kenë më nevojë të përdorin ilaqe për tensionin e lartë të gjakut”, tha Dr. Alan Hinderliter, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.