POLITIKË

Ambasadori i ri i BE vjen në Tiranë, nis zyrtarisht punën

14:39 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur zyrtarisht punën në Shqipëri ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, pasi ka paraqitur letrat kredenciale tek presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.




Meta shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin dhe përshpejtojnë axhendën integruese të vendit.

Nga ana tjetër Meta foli edhe për rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë. Kjo për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.