Show-Bizz

Justin Bieber dhe Alec Baldwin po fshehin martesën?

14:56 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari kanadez Justin Biber dhe modelja amerikane Hailey Baldwin dihet tashmë që janë të fejuar, por që prej javës së kaluar janë përhapur fjalët se ata janë martuar zyrtarisht fshehurazi. Një lajm i tillë ka tërhequr vëmendjen e çiftit dhe nuk ka vonuar shumë reagimi i modeles në rrjetin social “Instagram”, ku mohon kategorikisht një lajm të tillë.




Fjalë të tilla nisën të përhapeshin pasi çifti ishte parë në një gjykatë në New York, njofton e përditshmja britanike Daily Mail. Megjithatë, Alec Baldwin, i cili e ka mbesë Haileyn, e ka përforcuar edhe më tej lajmin duke thënë se çifti është martuar zyrtarisht.

Sakaq, Justin dhe Hailey po përjetojnë kohë shumë të bukura pranë njëri-tjetrit. Ata shihen gjithnjë bashkë dhe shpesh herë janë fotografuar teksa kanë shkëmbyer puthje e përqafime. /J.k


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.