AKTUALITET

Një vit shkollë në SHBA pa pagesë? Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës: Ja si të aplikoni

09:31 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeni gati për të kaluar një vit në SHBA? Për të gjithë të interesuarit për një vit shkolle pa pagesë në Amerikë, tashmë është mundësia. Ambasada amerikane ka njoftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë në programin YES.




“Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë!”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.