SPORT

Ribery ofertë nga Kina, ja vendimi i lojtarit të Bayern

16:44 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë fitores 3-1 ndaj Bayer Leverkusenit, Franck Ribery duhet të largohej gjatë lojës për arsye familjare, por nuk ka në plan të largohet nga Bayern Munchen.




“Do të kisha dëshirë të luaja edhe një vit tjetër këtu”, shpjegon Ribery gjatë një interviste për “Kicker”.

Ai do të kishte dëshirë të luante deri 38 vjeç. “Kisha oferta serioze nga Kina. Por mua më pëlqen Bundesliga, Champions League. Mendoj se kam akoma diçka për t’i dhënë skuadrës”, shtoi francezi.

Prej 11 vitesh Ribery luan te rekordmenët gjermanë dhe mbetet një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Niko Kovac.

“Ai e di shumë mirë për sa minuta të më përdorë. Nuk jam egoist, që mendon vetëm për vete”, pohon Ribery

Objektivi i madh i francezit është një tjetër trofe në Champions League.

“Ky është mentaliteti im. Jam gjithmonë i uritur për të fituar trofe”, përfundoi ylli i bavarezëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.