Kosova

Thaçi nuk tërhiqet: Korrigjimi i kufijve siguron njohjen nga Serbia

12:39 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk tërhiqet nga propozimi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.




Duke folur në një konferencë për mediat ditën e sotme, ai tha se vetëm marrëveshja paqësore për ndryshim të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, i siguron Kosovës njohjen formale nga Serbia, bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në territorin e Kosovës si dhe i hap rrugë të sigurt Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Dhe nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino sa i përket stabilitetit të kësaj ane të Evropës. Po e përsëris edhe njëherë, korrigjim i kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura të cilat do të njihnin njëra-tjetrën si shtete, do të jetë pjesë përbërëse e demarkacionit të kufirit të gjatë 430 kilometra, kurdo që do të ndodhë marrëveshja paqësore Kosovë- Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Thaçi.

Ai shtoi se heqja e vetos ruse nga Kosova nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Për të arritur këtë qëllim kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë”, deklaroi Thaçi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel, dhe ka për qëllim normalizimin e raporteve midis dy shteteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.