LIFE STYLE

Zbulohet misteri i “Vrimës në fund të botës”

14:20 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup shkencëtarësh rusë kanë zbuluar origjinën e kraterit misterioz të formuar në vitin 2014 për arsye të panjohura deri tani.




E njohur si “Vrima në fund të botës” ajo është e vendosur në Gadishullin Yamal në Siberinë veriore dhe me sa duket ishte rezultat i një aktiviteti të pazakontë në Tokë.

Krateri i saj, pas disa teorive, është formuar për shkak të një kriuolokanizmi në Tokë.

Hulumtimi i botuar në Raportet Shkencore tani tregon se origjina e këtij krateri të veçantë është rezultat i fundosjes së një masivi dheu, por që poshtë tij ndodhej një liqen i akullt.

Në raport thuhet se me ardhjen e ngrohjes globale, liqeni i akullt është shkrirë duke krijuar fundosjen dhe duke i dhënë formën e një  vrime.

Duke qenë se askush nuk e di gjatësinë e saj, ata e kanë quajtur “Vrima në fund të botës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.