Kronikë

Arrestohet doktori dhe shoferi i ambulancës në Durrës

20:59 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy punonjës të Autoritetin Portual Durrës janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi  specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik zbuluan se doktori dhe shoferi i ambulancës shpërdëronin detyrën duke transportuar mallra kontraband.




Në kuadër të opoeracionit të koduar “Cigarettes”, ranë në pranga Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim u’a shisnin personave të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 300 paketa të markave të ndryshme, 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit, 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti i Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm, 2 aparate celularë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të kontrabandimit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.