SPORT

Champions League/ Fiton Ajax, Shakhtar nuk ia del të mposht Hoffenheim

21:09 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajax-i ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në “Johan Cruijff Arena” pasi mposhti pastër 3-0 AEK-un e Athinës. Në takimin e vlefshëm për Grupin E të Champions League, të besuarit e Erik Ten Hag dominuan totalisht ndaj miqve.




Me pjesën e parë që nuk solli ndryshim rezultati, fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Ajax-in, me Tagliafico që zhbollokoi rezultatin, ndërsa Van De Beek thelloi shifrat. “Hesapet” u mbyllën nga ai që e hapi, me Tagliafico i cili kompletoi dopietën personale dhe dërgoi në 3-0 rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore Ajax-i ngjitet e vetme në vendin e parë me 3 pikë, në pritje të takimit të mbrëmjes Benfika-Bayern Munich.

Shakhtar Donetsk nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në përballjen kundër debutuesve të Hoffenheim. Ukrainasit e nisën në malore takimin, pasi Grillitsch kaloi miqtë në avantazh që në minutën e 6-të. Reagimi i vendasve nuk vonoi me Ismaily që 21 minuta më pas vendosi baraspeshën.

Megjithatë, miqtë kaluan sërish në avantazh duke e mbyllur pjesën e parë në favor të tyre, 2-1. Fraksioni i dytë pa ukrainasit më kërkues, por vetëm 9-të minuta nga fundi ia dolën që të shënojnë, me Maycon që i dhuroi një pikë. Të dy skuadrat bëjnë pjesë në Grupin F të Champions League, sëbashku me Manchester Cityn dhe Lyonin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.