SPORT

Champions League/ Ronaldo “shpërthen” në lot, ndëshkohet me karton të kuq

21:54 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.




Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.

Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.

Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, , i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.