Kronikë

Dënohen për tentativë vrasje nipërit e ish-deputetit të PS

18:59 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar pas 29 seancash Vilson dhe Damjan Ndokën, nën akuzën vrasje e mbetur në tentativë në kanosje, gjë që nuk është pranuar.




Gjykata në vendimin e saj deklaron se Damjan Ndoka është denuar me tre vjet heqje lirie, ndërsa Vilson Ndoka me 8 vite, të dy janë nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.

Dy kushërinjtë Ndoka kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin. Ngjarja është regjistruar në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës. Nga breshëritë e automatikut është plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.