LIFE STYLE

Ju kanë bërë magji? Ja si ta kuptoni

15:43 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Misteret e magjisë asnjëherë nuk janë zgjidhur. Në jo pak raste dëgjojmë këtij i kanë bërë magji, ndaj nuk i ecën etj., por asnjëherë nuk është kuptuar se si. Magjia duket që ka ekzistuar prej mijëra vitesh duke përdorur energjinë negative për t’i bërë keq njerëzve që nuk i duam, ndërsa ka dy lloj magjish, e bardha dhe e zeza.




Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve. Shpeshherë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.

Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpuarje në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës, dhimbje në shputat e këmbëve, dhimbje koke të vazhdueshme, vështirësi në frymëmarrje.
Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm. Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Njolla në trup. Dyshim në çdo gjë. Harresa e tepërt. Humbja e dëshirës për të punuar. Humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur. Fillosh të qash pa shkak, etj.

Shumë persona me këto simptoma shkojnë tek mjeku por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë. Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.