Kryesore

Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, Basha: Po pastrohen paratë e drogës

20:22 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas takimit me një grup artistësh dhe intelektualësh në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dal në një prononcim për mediat.




Basha u shpreh se ditën e nesërme në Kuvend do të zhvillohet një akt tërësisht anti-kushtetues dhe korruptiv, duke favorizuar kryeministrin Edi Rama dhe miqtë e tij të cilët duan të përfitojnë nga prona publike e teatrit, duke e tjetërsuar atë.

Ai u bëri thirrje deputetëve të PS që nesër të mos votojnë një vendim i cili cënon pronën publike dhë që gllabëron teatrin.

Kreu i opozitës deklaroi gjithashtu se, synimi i këtij ligji është për të pastruar paratë e krimit dhe drogës me një fitim prej mbi 200 milion euro.

Kryedemokrati tha se kushdo që ngre kartonin e votimit për të shembur teatrin do trajtohet politikisht nga opozita si termosit shtetëror.

“PD ka një qellim të qartë dhe të pandryshuar. Ligji Rama- Fusha, duhet të rrëzohet nesër në Parlament, dua ti them çdo deputeti, që rrëzimi i Teatrit është një akt barbar. Ata duan të tjetërsojnë, gllabërojnë  pronën publike. Sonte iu bëj thirrje të gjithë karton-mbajtësve, që nesër çdo kush që ngre kartonin, do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror”, tha Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.