POLITIKË

Mass: Ka rezistencë për anëtarësimin e Shqipërisë. Rama: Duam drejtimin e OSBE

13:58 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama se çelja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka rezistencë që duhet kapërcyer me anë të reformave.




“Duhet të vijojnë reformat. Sigurisht që ka kundërshti që duhet të kapërcehen për të siguruar perspektivën evropiane. Megjithatë, Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë. Perspektiva evropiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë, por duhet vazhduar përpara me reformat”, tha Maas.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar mbështetje Gjermanisë për të marrë drejtimin e OSBE.

“Unë do të përsëris një kërkesë që ne e kemi bërë për të marrë mbështetjen e qeverisë federale për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në. Jemi të bindur që kjo do të kontribuonte në funksion edhe të vet dinamikave të rajonit tonë, të proceseve integruese të rajonit“, tha Kryeministri Edi Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk perben “sensasion”me dekllaratat naive e anadollake Krieministri me kostum e atlete te bardha z.Rama.Shan perendimin,kritikon BE-ne,Trumpin , Putinin e kedo Personalitet me qellim qe ti degjohet “Zeri” packa se per keq.Mjaft te mos harrohet.Ne fund te fundit cfare do te humbi. Me mire shan Ai se sa ta shajne Ata.Dhe deliri si reaksion i”Kompleksit te Inferoritetit”kulmon: “cfare ka Pikaso me shume se une”apo njelloj si ne kohen tone”cfare ka Marlon Brando me shume se Une” Ha ha ha Mos e merrni seriozisht ket Psikopat por Izolojeni.Mjaft me kupa u mbush.Ruci, vepro sa nuk eshte Vone.Shpetoi Socialistet…….

    Përgjigju ↓