SPORT

Mavraj magjeps grekët, gol që në debutim tek Aris

10:24 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ka nisur mbarë aventurën e tij në Greqi Mërgim Mavraj, teksa ka shënuar gol dje në fitoren 6-1 që Aris arriti kundër PAO Koufalias. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, ku trajneri ka dashur të shohë gjendjen e disa futbollistëve që nuk kanë pasur minuta mjaftueshëm, Mavraj ka bërë një paraqitje të mirë. Kujtojmë këtu se Aris ka bërë një merkato të goditur.




Në Greqi, afrimi i Migjen Bashës dhe Mërgim Mavrajt raportohen si afrime cilësore. Nëse mesfushori ka qenë në fushë në tri ndeshjet e para të kampionatit, mbrojtësi ka ndjekur nga tribuna VIP ndeshjen e fundit përkrah presidentit të Arisit. “Tifozë të mrekullueshëm dhe atmosferë speciale. Nuk dua të pres gjatë, por jam gati që të zbres në fushë”, është shprehur Mavraj.

Ndërsa mediat greke shkruajnë: “Ai ka ardhur për të ndihmuar ekipin në fushë dhe jo për të shijuar suitën e presidentit duke ndjekur ndeshjet. Është për t’u vlerësuar gatishmëria e tij për të debutuar sa më shpejt. Vërtet çmenduri!”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.