Nostalgji

Nostalgji/ Vikena Kamenica në TKOB spektatore. Dash Shehi, në ndjekje të artit

16:00 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vikena Kamenica në TKOB spektatore. Dash Shehi, në ndjekje të artit




Vikena Kamenica në TKOB spektatore
Mozosopranoja Vikena Kamenica është kapur nga paparaci ynë në vendin e saj, pikërisht në Teatrin Kombëtar të Teatrit dhe Operas. Këtë herë ajo nuk ka pasur ndonjë shfaqje të re, por ndodhet pikërisht për të parë kolegët e saj balerinë në premierën e baletit të njohur grek “Zorba”. Megjithatë do të donim t’i bënim një vërejtje miqësore Vikenës: “Mirë nga pesha që nuk bie, por me shapka të sheshta nuk shkohet në TKOB”. Dhe këtë gjë më mirë se kushdo duhet ta dijë Vikena.

Dash Shehi, në ndjekje të artit
Ai është një nga njerëzit më karizmatik të politikës shqiptare. Kryetari i Partisë Lëvizja Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi, krahas jetës politike ndjek dhe atë artistike në kryeqytet. Ja këtë herë paparaci ynë e ka kapur në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa hyn për të ndjekur baletin “Zorba”. Nuk dimë nëse ka qenë i shoqëruar me njeri në këtë shfaqje, por në foto Shehi shfaqet vetëm.

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.