KULTURË

Plasari: Fajet e opozitës së paguar. Vokshi: Bëmë ç’mundëm

15:10 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Mes diskutimeve për të ardhmen, pati edhe përplasje. Një pjesë e të pranishmëve shohin fajtore për situatën sa qeverinë edhe opozitën. Aurel Plasari, ish-drejtor i Bibliotekës Kombëtare, studiues e përkthyes dhe një ndër zërat më të qartë e me të formuar në mbrojtjen e Teatrit, renditi disa prej problematikave të shfaqura, duke dhënë edhe një farë rru-gëzgjidhjeje. Por teksa pa gabime edhe te PD, nuk munguan replikat mes tij dhe deputetes Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias.




AUREL PLASARI
Me zotin Velo do bëjmë dy shkrime të përkundërta. Unë nuk jam dakord me Maksin për projektin e ri. Unë do të shkruaj që ai është një bizhu, është bizhu europiane, botërore, planetare. Rama thotë se ai arkitekti është ndër më të mëdhenjtë e botës, unë do them që ai është më i madhi, po kjo s’ka asnjë lidhje me prishjen e kompleksit të këtushëm. Ky është kurthi ku të fut Rama me të tijtë, me skilet e tij. Nuk di ndonjë shoqatë a organizatë që të thotë nuk duam teatër. Unë madje dua 10. Devijimi i kauzës që të merremi me bën a s’bën ai projekt na lë në baltë kauzën kryesore. Të vendosë ta bëjë kur të ketë para, të gjejë vendin, se ata e kanë marrë përsipër. Kauza këtu është të mos prishet kjo ndërtesë historike, që mban kujtesën e shtetit shqiptar. Nuk ka shteti shqiptar në Tiranë, ndërtesë më të vjetër në të gjitha ndërtesat historike. Kjo është oruelliane që po bëhet me Teatrin. Mua më kujtohet nga Oruelli një skenë shumë tronditëse. Një personazh, është i vetmi që përpiqet të rezistojë nga pastrimi i kujtesës, sepse kanë ngritur një ministri që pastron kujtesën. Ai përpi-qet të rezistojë dhe takon një të moshuar, ulet në tryezë dhe e pyet, si ka qenë përpara partisë? Këtë kanë karakteristikë regjimet e tilla, që të mos mbahet mend si ka qenë në regjime të tilla, vetëm nga partia e këtej. Ai thotë nuk mban mend.

Dua të them se ka ca gjëra që nuk duhen ngatërruar në këtë moment kur duhet shpëtuar kompleksi historik. Sigurisht, kjo është betejë politike që përpiqet ta heqë mendjen tek arkitekti, jo është i madh, jo nuk është i madh. Nuk kanë protestuar për këtë çështje njerëzit, që është apo jo i bukur. Është protestuar për tjetër gjë. Ia kuptoj këtë hile, se është betejë politike. Në luftërat politike ka disa teknika. Midis të mbrapshtit dhe të drejtit, ç’a përdori i mbrapshti? Përdor hile, mashtrim, intriga, përçarjen.

Ç’a teknikash përdor i drejti: të përfitojë që t’i kundërvihet çdo teknike të tillë për ta demantuar e çmontuar. Të thotë sa më shumë me të vërteta e t’i përsërisë sa herë që përsëri-ten mashtrimet. Me zotërinë e tij do merrem unë, do bëj një shkrim për arkitektët e oborrit. Sepse, ne njohim poetë e shkrimtarë, muzikantë oborri, por ka edhe arkitektë oborri. Si Speer (Albert Speer), një arkitekt ekselent e brilant për çka askush nuk e vë në dyshim. Ai u dënua në Nuremberg, por jo për arkitekturën e tij, por se shërbim pas shërbimi mori detyrën e ministrit të Armatimeve dhe të Prodhimit të municioneve. Shkallët e shërbimeve të çojnë pastaj në shkallë shumë të mëdha. Ai shkroi kujtimet dhe tregoi se si prezantoheshin projektet në sallat e mëdha. Ua prezantonte vizitorëve Hitleri sikur të ishin të tijat. Dhe dikur Speer fton edhe të atin. Dhe i ati në një moment i thotë: ‘Të gjithë ju jeni çmendur krejt’. Kaq mund t’i thoshte ai Rajhut. Dhe kur Speeri doli nga burgu, tha që kemi qenë jo vetëm të çmendur, por do të bënim një qytet shumë të mërzitshëm. Kur kam lexuar këtë, më ka ardhur në mendje çfarë po ndodh këtu. Pra, nuk do të thotë i talentuar dhe i padiskutueshëm.

Thotë Fatosi ndërkombëtarokracia. Pse nuk i është shkruar UNESCO-s? Pa rënë në kurthin e opozitës, se ia përmendi Maksi. Flas për opozitën e paguar, se unë e dalloj veten. Opozita e paguar dhe ajo e papagauar, ne shumica këtu jemi opozitë e papaguar. Opozita e paguar e futi në këtë kurth që vendimi për t’ia dhënë atij pa konkurs, prish marrëveshjen e Asocimit a nuk prish. Sepse ky ishte halli. Dhe erdhi ajo përgjigje që erdhi. Kush ia futi? Opozita ia futi. Çfarë shqetësimi ka pasur opozita në deklarata? Tipik kapitalist. Ka të drejtën e saj. Prodhimi, fitimi, ndarja e fitimit. Kjo që diskutohet me ligjin është me termat e ekonomisë politike, ndarje fitimi. Unë jam për çështje krejt tjetër, kujtesa historike që është baza e qytetërimit të një kombi. Pa kujtesën historike, nuk pastrohet. Nëse ndërkombëtarët ndikohen mbi këta arrogantë, atëherë duhen përdorur. Kështu thonë parimet e betejës politike, teknikat.

(Ndërhyn Vokshi)
Zonja të opozitës së paguar, do hapni debate shumë të mëdha këtu po të më jepni mend. Po flas për mbrojtjen e një ndërtese historike. E quaj gjë të mirë, pasi ju jam drejtuar forcave opozitare, të nesërmen kryetari i njërës ka dalë e ka thënë tri herë jemi kundër shembjes së Teatrit. Pra, presioni duhet bërë në të gjitha palët. Edhe mbi ato që kanë interesa kapitaliste. Po të vijoja kritikat e Velos, do thosha ku ishin forcat e paguara opozitare kur u hoq nga lista e monumente? Mbase s’kanë pasur vëmendje dhe dokumentet duhen parë, si është justifikuar heqja? Unë di që një listë monumentesh kulture vjen duke u shtuar në një komb, jo duke u pakësuar. Këtu na dalin lista që hiqen. Unë nuk kam fuqi, opozita e paguar ka fuqi. Pas heqjes së atyre monumenteve ka një aferë që Velo e quan vjedhje, por ka një dallavere pas monumenteve që hiqen nga lista. Derisa jemi në situatën që të huajt dëgjohen, duhet të shkojmë te ata. I duhet rithënë, kur nuk ka Gjykata Kushtetuese. Ai që ka fuqi ta marrë atë shkresë e të thotë se ne tekstin tuaj thotë se duhet ta bëjë shteti shqiptar, por shteti shqiptar nuk i ka këto struktura. Më fal, po shkresës i duhet përgjigjur me shkresë. Kështu bëhet beteja. Beteja për mbrojtjen e kompleksit është me të gjitha forcat ndaj të gjitha forcave politike. Pak shoh që forcat e opozitës së paguar ta shohin se cila është çështja. Rruga që propozoj është të shkruajmë e ta themi të vërtetën sa më shpesh dhe t’i përdorim instancat mdërkombëtare. Kapitalizmi ka logjikë tjetër. Si ndahet tenderi nuk është kauzë dhe e kuptojmë se përgjigja e BE është tallje. Kauza jonë nuk është të hapim tenderin. Është për të mbrojtur kujtesën.

Përplasja Plasari-Vokshi

ALBANA VOKSHI
Nuk dua të bëj replikë me Velon, as me Plasarin, por në fakt nuk ndihmon fakti të thuhet që jeni të gjithë njësoj. Barazitizmi, të thuash që jeni të gjithë të ligj nuk ndihmon në asnjë shoqëri, aq më pak në këto momente. Unë si deputete jam këtu sepse nuk mendoj se jam si gjithë pjesa tjetër, nuk jam njësoj. Nuk jam njësoj si ata që duan ta shkatërrojnë Teatrin, nuk jam njësoj si ata që merren me paratë e drogës. Nuk bie dakord absolutisht me atë që tha Plasari, që jam këtu për të mbrojtur vlerat historike e nuk është këtu për të mbrojtur atë që ne kemi thënë e denoncuar. Unë mendoj se Teatri është kurthi i Edi Ramës, sepse nuk është çështja e Teatrit e as e një godine historike.

PLASARI
Ajo tokë publike për privatin po prish Teatrin.
Edhe nëse toka mbetet publike, kjo ndërtesë nuk duhet prishur.

VOKSHI
Nuk jam për debat. Zoti Plasari…

PLASARI
Ju qenkeni që të prishet pra.

VOKSHI
Më lini të mbaroj.

PLASARI
Çfarë të mbarosh? E the tani.

VOKSHI
Rama na ka futur në kurth, nuk i intereson Teatri. por…

PLASARI
Mua më intereson vetëm Teatri.

VOKSHI
Ne na intereson edhe Teatri, edhe toka publike.

PLASARI
Po ju jeni opozitë e paguar, për këtë paguheni.

VOKSHI
Më vjen keq, nuk ju fyeva e mos më fyeni. Jam që ditën e parë si qytetare, jo si pjesë e opozitës së paguar. Kam bërë detyrën time si deputete e si kryetare komisioni.

PLASARI
Në orar të punës je.

VOKSHI
Nuk ka nevojë për ta banalizuar.

PLASARI
Kur më përmende, të paralajmërova që kam të tjera për opozitën.

VOKSHI
Numëroji. I kam dërguar unë letra UNESCO-s.

PLASARI
E kuptova pse nuk ua ka vënë veshin.

VOKSHI
Kam thënë, siç ka thënë edhe PD se, PD nuk diskuton ligj që shemb Teatrin. Ka qenë e qartë që ditën e parë që PD nuk diskuton një ligj të personalizuar, sepse është antikushtetues. Sepse merr tokë bashkie pa e kaluar në këshill bashkiak. Jemi të qartë: jo shembje Teatri, e jo antikushtetutshmëri dhe antiligjshmëri. Gara për të cilën flet BE-ja nuk ndihmon nëse ligji është antikushtetues dhe nëse merret toka publike. E kemi përmendur se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë. Cilado të jetë situata, sa do të agravohet, unë do të jem aty me ju, jo si deputete, por si qytetare. Nuk do ta bëj për partinë time, por për fëmijët e mi.

JORIDA TABAKU
Pa dashur ta bëj debat politik, e falënderoj secilin për atë që ka bërë. Fokusi për ne si parlamentarë duhet të jetë denoncimi. Përgjigja që erdhi nga KE nuk i ezauroi shqetësimet tona. Partia ime mund të ketë bërë shumë gabime në të shkuarën, por kurrë nuk do të më vendosë mua në pozitën që ka vënë PS kolegët e pozitës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. A thua ka ndonje budallacke me te madhe se kjo laraska vokshi ne Tirane?!?!? Pa me eshte ne key te komi’s. Medias, kjo truth are qe edhe emrin e vet nuk e din nga e ka, more po kaqbte lodhur jeni ju te PD qe zgjidhni nje torollacke, dhe kaq te mencur ju te PS qe degjoni nje te rjedhur?mjaft, se late kokren e namit me keto pacavure, sikur shqiperise ju mbaruan njerzit mentare, apo ju leverdis te mereni me budallenjte ,se I rotulloni edhe para edhe mbrapa.!!!?

    Përgjigju ↓