EKONOMI

Pronat, si do shpërndahen 267 milionë lekë

09:40 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Agjencia e Trajtimit të Pronave shpërndan 267 milionë për pronarët që kanë aplikuar për të përfituar kompensim me pagesë të përshpejtuar. Ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 25 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave. Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 25 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 267 milionë lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.




Aplikimi
Të gjithë ish-pronarët që kanë aplikuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të përfituar kthimin ose kompensimin duhet të paraqiten pranë agjencisë për të plotësuar formularët për pagesa të përshpejtuara ose për t’u bërë pjesë e ankandeve të kompensimit fizik. Mund të aplikojnë për pagesë të përshpejtuar pronarët që kanë aplikuar për kompensim në vitet 1993-2014. Është në dëshirë të pronarit plotësimi i secilit prej formularëve, por është e domosdoshme që pas plotësimit të tij të paraqesin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave 10 dokumente.

Pagesat e përshpejtuara
Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20 % të vlerës së faturës, për pagesën brenda tre viteve merr 30 % dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar, pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

Dokumentet
Për pagesën e përshpejtuar paraqitet: Kërkesa për kompensim fizik me pronë shtetërore, vendimin përfundimtar të ish-AKKP-së, shoqëruar me planvendosjen e vendimit, vërtetim nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për statusin juridik të pronës që kërkohet, shoqëruar me karte-lën e pasurisë dhe hartën treguese dhe vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës, sipas studimit dhe/ose gjendjes faktike, nuk ka funksion publik.

Pagesat e përshpejtuara

1. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere;
2. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere;
3. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
4. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. prsh z.te nderuar;ju lutem beniverifikimet e duhura ne pasaporten e kombit tone te shume munduar nga provincialet hajduter nuk jane pronare,por jane bere pronare me tapi te fallsifikuara,ju lutem kontrolloni dokumentacionet qe ju sjellin njerezit duke i ballafaquar me RREGJISTRAT NE HIPOTEKE (SEPSE VETEM NE KETO RREGJISTRA KA SIGURI DHE RREGULLSI).mbase nje dite qe shteti do te funksionoje besoj se mund te beheni bashkefajtor me fallsifikatoret dhe shteti paguan leket njerezve qe nuk kane asnji lloj trashegimie….FATMIRESISHT RREGJISTRAT JANE SHUME TE SAKTA SA QE NUK LEJOJNE ASKEND TE ABUZOJE…..FALEMNDERIT. KETO I RHEM NGA PERVOJA PERSONALE,SEPSE VETE HIPOTEKA ME KA FSHEHUR DOKUMENTACIONIN ETJERA SI KETO,,,,,ME TE CILAT PO MEREMI E NDOSHTA NJI DIT DI TE MUND TE MPOSHTET KJO METOD E KUNDRALIGJESHME E BESOJ EDHE E DENUESHME

    Përgjigju ↓
  2. Grabitje bastarde e zyrtarizuar e prones se shenjte private ne mbikqyrjen e Evropes . 1 m 2 vleresohet sa nje got uje dhe kundrejt dokumentash e procedurash skandaloze. Nje plak 90 vjecar u ngujua 1 jave ne hipoteken e Bilishtit vetem per nje dokumet qe mund te te terhiqet zyrtarisht nga atp standartizuar dhe pa kosto e cfilitje. Dhe lipsen 10 te tille per tu regjistruar me kerkese te vecante e cila ne fakt nuk kompenson as 5 perqind te vleres te tokes sipas vete hartes se vleres te miratuar nga vete qeveria. Tallje dhe mashtrime dhe thjesht vijim ne grabitje antikushtetuse 25 vjecare te prones. Na pritkam Evrope…Po vijme me arritje te papara….

    Përgjigju ↓