SPORT

Ronaldo presion Juventusit të transfrojnë yllin e Bayernit

16:01 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo po mendon transferimin e mundshëm të James Rodriguezit tek Juventusi. Sipas mediave spanjolle, “ylli” portugez po u bën presion drejtuesve bardhezi për të bërë të mundur ribashkimin me ish-shokun e skuadrës te Reali i Madridit, aktualisht pjesë e Bayernit të Mynihut.




Ronaldo ka konsideratë të veçantë për futbollistin kolumbian, madje sezonin e kaluar në disa raste ka shprehur hapur pakënaqësinë e drejtuesve “merengues”, që lejuan largimin e tij drejt kampionëve të Bundesligës.

CR7 dëshiron të luajë sërish në të njëjtën skuadër me Jamesin, ndaj po ndikon që Juventusi të luajë të gjitha kartat për ta sjellë në “Allianz Stadium” nga bavarezët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.