Horoskopi

Shenja më besnike sipas horoskopit

19:18 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas shenjës së horoskopit, dallohen edhe partnerët që janë më besnikë.




Ata janë të përkushtuar ndaj lidhjes që kanë dhe nuk e mendojnë fare të tradhtojnë. Me pak fjalë, nëse partnerët tuaj i përkasin këtyre shenjave të horoskopit jeni me fat.

1. Gaforrja

Kjo shenjë quhet ndryshe, shenja e dashurisë dhe e ndjenjave të sinqerta të dashurisë. Ajo nuk tradhton, por jep shumë përkushtim.

2. Akrepi

Janë ndër personat më besnikë të zodiakut. Akrepët janë sharmantë dhe sjellin shumë pasion te partneri i tyre. Sipas intv.al dikush që i përket shenjës së akrepit mund të të dojë gjithë jetën.

3. Bricjapi

Kjo shenjë te jep shumë siguri në një lidhje. Është e gatshme të qëndrojë me partnerin që do, për gjithë jetën. Njihet si një shenjë e cila do qëndrueshmërinë në jetë dhe nuk e mendon fare të tradhëtojë.

4. Peshqit

Nëse peshqit dashurohen, përkushtohen tërësisht dhe nuk e çojnë në mendje të tradhëtojnë. Personat që e kanë partnerin e tyre peshk do gëzojnë një lidhje plot emocion dhe do marrin shumë dashuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.