Kryesore

Teatri Kombëtar, ku ndryshon ligji i vjetër nga i riu

13:25 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Darina Tanushi – Deputeti socialist, Ilir Beqaj propozoi dje një projekt me disa ndryshime për ligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar'”.




Pas pranimit të dekretit të Presidentit të Republikës, për godinën e Teatrit Kombëtar, PS propozon disa amendime në ligj. Në këtë variant të ndryshuar hapet gara për çdo kompani, që shpreh interes për ndërtimin e godinës së teatrit të ri dhe hiqet nga projekti i rrëzuar tashmë edhe nga presidenti emri i kompanisë “Fusha” sh.p.k. “Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga komisioni i negocimit për palët private që janë të interesuar për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Kjo përcaktohet në nenin 3 të ligjit të amenduar.

Po kështu, në nenet e reja shtohet fjala “vlerësim” që në titullin e projektligjit, ndërkohë që në ligjin e vjetër ishte vetëm fjala “negocim” me kompaninë konkrete. “Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon: a) Ministria e Drejtësisë, b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë; c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ç) Ministria e Kulturës, d) Avokatura e Shtetit dh) Trupa teatrore”, thuhet në nenin 5, ku flitet për përbërjen e komisionit. Vihet re në këtë komision është shtuar si palë edhe “Trupa teatrore”. Drafti parashikon që trupa teatrore të përfaqësohet në komisionin e negocimit me jo më shumë se dy përfaqësues të përzgjedhur nga vetë ata.

Komisioni vlerëson me palët private, propozimet e paraqitura prej tyre dhe harton relacionin përmbyllës të negociatave, duke parashtruar çdo ofertë të paraqitur nga palët private dhe arsyetimin e përzgjedhjes së partnerit privat me propozimin më të mirë. Gjithashtu, drafti thekson që Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të çdo dokumenti tjetër, që lidhet me procedurën e përcaktimit e të negocimit të kushteve të kontratës, përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti. Pas pranimit të dekretit të Metës sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të marrë në shqyrtim dhe diskutim draftin e ri që ka përgatitur shumica me relator Ilir Beqjen dhe pas miratimit do i dorëzohet projektligji i ri Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Kujtojmë që ligji i miratuar në fund të korrikut nga shumica u kthye nga presidenti, ndërsa Brukseli rekomandoi hapjen e garës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, duke rinisur edhe njëherë procedurën.

Ndryshimet që janë bërë në ligjin e ri

PROJEKTLIGJ
Nr. /2018
PER
PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERËSIMIN, NEGOCIIMIN
DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”

Janë shtuar në nenin 3
4. “Pale private” është çdo subjekt privat që paraqet një propozim për zhvillimin e projektit të zhvillimit të zonës të Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
5. “Partneri privat i përzgjedhur” është pala private, propozimi i të cilit ka rezultuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe më i favorshmi në raport të interesit publik dhe është klasifikuar i pari nga komisioni.
10. “Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga komisioni i negocimit për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 5
Shtohet si palë Trupa teatrore
Përbërja e komisionit
1. Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:
a) Ministria e Drejtësisë
b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë
c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
ç) Ministria e Kulturës
d) Avokatura e Shtetit
dh) Trupa teatrore

Neni 6
Kompetencat e Komisionit të Vlerësimit dhe Negocimit:
1. Komisioni shqyrton propozimet e paraqitura nga çdo palë të interesuar për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
2. Sipas nenit 4, të këtij ligji, institucionet përkatëse duhet të vendosin menjëherë në dispozicion të Komisionit të negocimit vlerësimin financiar të pasurive shtetërore, për të cilat ai do të negociojë me palën private, në lidhje me përfitimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Anëtarët e Komisionit i ushtrojnë kompetencat e tyre sipas fushës së përgjegjësisë të institucioneve që përfaqësojnë.
3. Me marrjen e propozimeve, komisioni verifikon paraprakisht statusin e të gjitha pronave, mbi të cilat do të zhvillohet projekti, sipas përcaktimeve të pikës 4 të nenit 3 të këtij ligji. Komisioni verifikon dhe marrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara me pronarët privatë, që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit.
4. Komisioni vlerëson me palët private, propozimet e paraqitura prej tyre dhe harton relacionin përmbyllës të negociatave, duke parashtruar çdo ofertë të paraqitur nga palët private dhe arsyetimin e përzgjedhjes së partnerit privat me propozimin më të mirë.
5. Komisioni studion dhe vlerëson propozimin për zhvillimin e projektit, i cili duhet të përmbajë minimalisht dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, sipërfaqen e përgjithshme publike e private të zbatimit të projektit, studimet topografike dhe gjeologjike, përshkrimin konstruktiv, funksional e teknik të projektit, standardet teknike, periudhën e vlerësuar të ndërtimit të teatrit.
b) Analizën ekonomike dhe financiare, e cila duhet të përmbajë kostot e projektit.
c) Çdo dokumentacion tjetër, që do t’i shërbejë për kryerjen e negociatave.
d) sigurimin e ofertës me 2% të vlerës së projektit të propozuar.
6. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të çdo
dokumenti tjetër, që lidhet me procedurën e përcaktimit e të negocimit të kushteve të kontratës, përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
7. Komisioni i negocimit të kontratës autorizohet dhe gëzon të gjitha të drejtat për vlerësimin dhe propozimin lidhur me tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për realizimin e këtij projekti, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Neni 7
Procedura e vlerësimit, negocimit dhe lidhjes së kontratës
1. Procedura e vlerësimit, negocimit dhe lidhjes së kontratës do të kryhet nga komisioni, i përcaktuar dhe i ngritur sipas këtij ligji.
2. Pas ngritjes së komisionit, çdo palë private e interesuar mund të propozojë një projekt për zhvillimin e zonës së Teatrit. Afati për dërgimin e propozimeve është 30 ditë nga dita e botimit në Fletoren
Zyrtare të vendimit të Këshillit të Ministrave për ngritjen e komisionit sipas përcaktimit të këtij ligji.
3. Datën e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për ngritjen e Komisionit, Bashkia e Tiranës publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e saj zyrtare njoftimin për depozitimin nga çdo palë e interesuar të propozimeve për zhvillimin e zonës urbane të Teatrit. Dokumentacioni depozitohet pranë Bashkisë Tiranë.
4. Pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, Komisioni brenda 20 ditëve duhet të shpallë klasifikimin e propozimeve të paraqitura. Në rast se asnjë nga propozimet e paraqitura nga palët private nuk përmbushin kriteret e përcaktuar në pikën 5 të nenit 6 të këtij ligji, komisioni vendos përfundimin e këtij procesi, si një procedurë e pasuksesshme.
5. Pas shpalljes së klasifikimit të propozimeve të paraqitura, çdo subjekt i cili nuk është klasifikuar i pari, ka të drejtë të paraqesë ankim, brenda 5 ditëve tek kryetari i Bashkisë Tiranë. Pas marrjes së ankimit, kryetari i bashkisë, brenda 5 ditëve duhet t’i kërkojë komisionit, rivlerësimin e propozimit ose konfirmon klasifikimin e komisionit.
6. Në rastin e kthimit për rivlerësim, komisioni duhet të kryejë rivlerësimin e propozimit brenda 10 ditëve, dhe e përcjell klasifikimin e kryer te kryetari i bashkisë. Nëse kryetari i bashkisë, pas vlerësimit të dytë nuk është dakord me vlerësimin e komisionit, procedura anulohet si një procedurë e pasuksesshme.
7. Në rastin e konfirmimit të klasifikimit të kryer nga komisioni, atëherë ky i fundit vazhdon negociatat me partnerin privat të përzgjedhur deri në dërgimin e projektkontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave te kryetari i bashkisë ose personi i autorizuar prej tij.
8. Afati për negocimin dhe hartimin e projektkontratës finale me partnerin privat të përzgjedhur nuk duhet të jetë më shumë se 15 ditë nga data e konfirmimit nga kryetari i bashkisë të klasifikimit të palëve private nga komisioni.
9. Kur partneri privat i përzgjedhur nuk vazhdon negociatat me komisionin brenda një afati prej 5 ditësh, atëherë komisioni fton për negociata palën privat të klasifikuar i dyti.
10. Komisioni i negocimit të kontratës mund të asistohet për marrjen e ekspertizave të specializuara nga një konsulent, i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë, të përshpejtuar, nga ana e Bashkisë së Tiranës, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës, në vendimin e ngritjes së komisionit të negocimit, sipas pikës I, të nenit 5, të këtij ligji.
Neni 8
Kontrata dhe përmbajtja e saj
1. Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat të përzgjedhur duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga ky i fundit, sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni i negocimit dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.