BOTA

Trump nuk ndalet, propozon ndërtimin e një muri në Sahara

19:37 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar ndërtimin e një muri përgjatë Saharës për të trajtuar krizën e emigrantëve në Evropë, ka pohuar ministri i jashtëm spanjoll.




Josep Borrell tha se Presidenti i SHBA kishte insistuar që pengesa që ka premtuar të ndërtojë përgjatë kufirit midis Amerikës dhe Meksikës, të funksiononte edhe për Evropën.

Spanja është bërë një pikë kyçe për hyrjen masive të emigrantëve që vijnë nga Afrika Veriore. Shumë nga refugjatët janë nga vendet sub-Sahariane.

Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian nuk zbuloi se kur ishte bërë propozimi radikal nga Trump. Por burimet diplomatike sugjeruan se propozimi ishte bërë në qershor, kur ai fluturoi në Shtetet e Bashkuara, udhëtim që përkoi me me vizitën në Shtëpinë e Bardhë të mbretit dhe mbretëreshës spanjolle


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.