Kryesore

Basha: Qytetarët të mobilizohen për çlirimin e Parlamentit

10:39 - 20.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga krahu i djathtë, Shpëtim Idrizi i PDIU-së, ndërsa në të majtë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Opozitarët e bënë seancën e Kuvendit këtë të enjte në Vlorë, ku kryedemokrati Lulzim Basha tha se vendi është në emergjencë kombëtare.




Sipas tij qytetarët duhet të ngrihen për të pastruar Parlamentin, që sipas tij është uzurpuar nga banditët dhe kriminelët.

“Ne jemi një shtet ku policia dhunon qytetarët për të mbrojtur oligarkët. Cili është roli i opozitës? Çfarë mund të bëjmë ne duke u rikthyer në Kuvend në këto kushte? Së pari fasadën e krimit. A është kjo mënyra për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë? Cili është roli i qytetarëve kur Parlamentin e kanë marrë peng një tufë banditësh. Çlirimi i Parlamentit nga sovrani përmes mobilizimit qytetar është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot. Kjo emergjencë merr shprehje në iniciativën tonë për vettingun në politikë”, thekson Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.