Nostalgji

Nostalgji/ Rit Halilin nuk e lënë të qetë as në Stadium. Alfred, kujdes ku hedh këmbën!

16:00 - 20.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rit Halilin nuk e lënë të qetë as në Stadium. Alfred, kujdes ku hedh këmbën!




Rit Halilin nuk e lënë të qetë as në Stadium

Dy ditë më parë skuadra e Tiranës u përball me një ekip hungarez në ndeshjet për “Ligën e Europës”. Presidenti i klubit shqiptar, Refik Halili e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, së bashku me mikun e tij, aktorin e madh të skenës shqiptare Reshat Arbana. Por, me gjithë vullnetin dhe dëshirën e tij për të ndjekur gjithë vëmendje ndeshjen, telefonatat nuk e kanë lënë të qetë. Ashtu si edhe në këtë foto, ku bezdia është më se e dukshme!

Alfred, kujdes ku hedh këmbën!
Ç’të ketë qenë kjo telefonatë ogurzezë vallë, që na ka shpërqendruar deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Dalipi. Të mos kishte qenë fotografi ynë dhe blici i aparatit, që e solli në vete, minimumi do kishte ndrydhur këmbën, Dalipi. Kështu që, herë tjetër zoti deputet ec me ngadalë, gjithë kujdes dhe mos bëj shumë veprime në të njëjtën kohë, që të mos kesh edhe situata të pakëndshme më tej.

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.