Kryesore

Rama: Kur kërkohej privatizimi i Teatrit për llogari të deputetit

13:30 - 20.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria është e vendosur, për Teatrin Kombëtar, pavarësisht paralajmërimeve të opozitës apo dhe protestave të zhvilluara nga artistët. Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi tha se në kohën kur qeveriste e djathta, kërkonte që të privatizonte Teatrin e Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj.




“Ja një shkresë që Florjon Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për një teatër të ri.Janë po ata që vunë kujën kur u shemb stadiumi dhe do të jenë po ata që do vënë pallto në verë, me syze e kapele që të mos u njohin kur të vijnë të shohin ndeshjet”, deklaroi Rama.

Shkresa-mima-basha-1 Shkresa-Mima-Basha
<
>

Shumica e majtë në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese votoi të martën pasdite, ndryshimet në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri në Tiranë, të cilat hapin një garë për realizimin e këtij projekti si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit.

Varianti i mëparshëm parashikonte që gjithçka të realizohej nga kompania “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin me fondet e saj të godinës së re sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingels, në këmbim të mundësisë për të ndërtuar një bllok pallatesh shumëkatëshe në zonën pas Teatrit në një sipërfaqe e cila në pjesën dërrmuese është në pronësi shtetërore.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”. Por ndryshimet e miratuara në Komision duket se në të vërtetë hapin një garë thjesht formale dhe kompanitë e tjera që mund të ishin të interesuara janë në kushte tërësisht të pabarabarta me kompaninë “Fusha”

Afati që ju është lënë për dorëzimin e projektit është vetëm 30 ditë, një kohë, e cila sipas ekspertëve konsiderohet thuajse e pamundur nga pikëpamja teknike për realizimin e një propozimi serioz, ndërkohë që “Fusha” e ka tashmë të gatshëm.

Së dyti, projekti i arkitektit Ingels, është prezantuar sikur të jetë porositur nga kompania “Fusha”. Por sërish është arkitekti danez ai i cili ka zbuluar se kërkesa për godinën e re të Teatrit i ka ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.