AKTUALITET

Të fshihesh pas shifrave/ Raporti i Prokurorisë: Qytetet me krimin më të lartë

11:18 - 20.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pjesë e mirë e drejtuesve të institucioneve fshihen pas shifrave. Të njëjtën strategji ndoqi dhe Kryeprokurorja e Përkohshme , Arta Marku e cila ka bërë një panoramë të punës së institucionit që ajo drejton për vitin 2017.




Zonja Marku ka thënë në Kuvend se ka pasur 13 procedime për funksionarë të lartë vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa theksoi se numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje.

Duke renditur gjendjen e kriminalitetit në qarqet shqiptare, Marku deklaroi se Dibra ka nivelin më të ulët, ndërsa Vlora kryeson listën.

“Me kriminalitet më të ulët është Dibra dhe Përmeti, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë ndjekur nga Tirana dhe Durrësi. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, tha ajo.

Por ndërsa Marku prezantonte raportin, ku ndër të tjera tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet e institucionit që ajo drejton, Lulzim Basha përsëriti edhe një herët akuzat ndaj Prokurorisë se ajo tashmë ka rënë.

“Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë, është e kapur nga Edi Rama”, tha Basha nga Vlora.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.