EKONOMI

Guvernatori Sejko, mandat 7-vjeçar edhe në Këshillin Mbikëqyrës

14:21 - 21.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko do të jetë anë-tar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore deri në përfundim të mandatit 7-vjeçar si guvernator. Edhe pse Genti Sejko është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri në vitin 2012, pas dorëheqjes së Ardin Civicit nga ky pozicion, zgjedhja e tij në krye të Bankës Qendrore i garanton mandatin e plotë në Këshillin Mbikë-qyrës. Eksperti i ligjor Çlirim Gjata dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe janë në linjë në komentet e tyre në lidhje me përfundimin ose jo të mandatit të Genti Sejkos në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Mandati i guvernatorit është shtatë vjet dhe detyra në Këshillin Mbikë-qyrës është 7 vjet thotë Kushtetuta. Kushtetuta përderisa nuk e përcakton që zëvendëson pjesën e mbetur të mandatit, atëherë ka mandat të plotë 7-vjeçar”, – thotë Gjata. Edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, duke iu referuar Kushtetues shprehet se Sejko ka mandat të plotë edhe në Këshillin Mbikëqyrës. “Në referencë të Kushtetutës, mandati guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është 7-vjeçar, që do të thotë se guvernatori aktual e ka marrë këtë mandat në shkurt të vitit 2015 dhe duhet që ta përfundojë këtë mandat. Nëse nuk bie në rastet që Kushtetuta parashikon për shkarkimin e tij, e përfundon në shkurt të vitit 2022”, – deklaron Braçe.




Vendet vakante
Debati në lidhje me përfundimin ose jo të mandatit të Genti Sejkos në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka nisur ditë më parë, por aludimet morën fund dje kur Drejtoria e Monitorimit pranë Kuvendit shpalli listën me emrat e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës që u ka mbaruar mandati. Qeveria shpalli dy ditë më parë garën për tre anëtarë të Këshillit Mbikë-qyrës të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë, Drejtoria e Monitorimit pranë Kuvendit ka njoftuar institucionet përkatëse për përfundimin e mandatit për gjashtë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe kër-kesën për zgjedhje të reja. Në këtë listë nuk figuron emri i Genti Sejkos, i cili është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikë-qyrës të Bankës së Shqipërisë pas dorëheqjes së Ardian Civicit në vitin 2012. Ardian Civici u zëvendësua nga Genti Sejko dhe ky mandat i përfundon në fund të këtij viti. Por, Gent Sejko është zgjedhur si guvernator me propozim të Presidentit të Republikës në vitin 2015 dhe mandati i tij është shtatëvjeçar, që e bën atë automatikisht edhe anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë deri në përfundim të mandatit si guvernator.

Gjashtë anëtarët e tjerë që u mbaron mandati në nëntor:

1.Dhori Kule është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011.
2.Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë.
3.Elisabeta Gjoni është zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011.
4.Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011.
5.Arben Malaj zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit.
6.Denada Prifti ka marrë mandat zëvendësues në nëntor të vitit 2014.

Zgjedhja e anëtarëve

Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:
Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi.
Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave.
Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.
Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.
KRITERET
Në përfundim të mandatit të 3 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Aplikanti duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:
1. Të ketë:
a) Arsimin e lartë ekonomik ose juridik.
b) Përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare.
c) Kualifikime profesionale të profilit.
ç) Përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
2. Të mos ketë pengesat e mëposhtme:
a) Është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim.
b) Është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar.
c) Është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë.
ç) Gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.
Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvend, të anëtarit të Këshillit të Ministrave si dhe të punonjësit, të administratorit dhe të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
Kërkesë për aplikim.
Kopje e letërnjoftimit.
Curriculum Vitae në gjuhën shqipe.
Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve profesionale të kërkuara.
Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion.
Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar.
Vetëdeklarim se nuk është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose deklaruar i falimentuar.
Vetëdeklarim se nuk është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë.
Vetëdeklarim se gjatë ushtrimit të detyrës nuk merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike.
(Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme.)


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zoterinj kopetente si ju te interpretimit te ligjeve edhe ju kopetentet e emerim çemerimeve, keni nje porosi nga populli: “Mos u merrni me gunen e askujt, por shikoni punen, zoterin. Punen qe ka realizuar apo jo x, y, zeta. Ne nga kjo vuajme. Nuk me intereson ana ku ligji parashikon se sa vite duhen per kete apo ate vend, por ligji te shikoje se sa e ka kryer mire ose keq punen ky apo ai, sigurisht edhe ajo, ato. Nuk do te jap shembuj konkrete per personin ne fjale, sepse te gjithe i dime se si po punohet ne institucionet tona bankare. Kaq
    demokrati i vert

    Përgjigju ↓