POLITIKË

Arrestimi i 11 anëtarve të grupit të “Bajrave”, Zv.minsitri i Brendshëm: Është meritë e autoriteteve shqiptare

19:15 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në News24 ka folur në lidhje me arrestimin e 11 personave të cilët ishin pjesë bandës kriminale të Bajrave.




Zv.minsitri  u shpreh se operacioni është tërësisht meritë e autoriteteve shqiptare, konkretisht Policisë dhe Prokurorisë. Sipas tij, hetimet për ketë grup kanë nisur që prej 6 muajsh dhe ka pasur bashkëpunim me Holandën për identifikimin e  pjesëtarëve të grupit.

Në lidhje me Enver Bajrin i cili është në kërkim dhe nëse ka pasur dekonspirim në operacion, Besfort Lamallari u shpreh se hetimet po bëjnë punën e nevojshme për arrestimin e tij.

Ndërsa për ish portierin e Vllaznisë Armir Grima, zv.ministri tha i bindur se ai nuk ishte viktimë, pasi trukonte ndeshjet.

“Hetimet nisën prej më shumë se 6 muajsh. Ky operacion është një nisme e veçantë e adoptuar në nëntor të vitit 2017,e cila jo vetëm skedoi grupet kriminale, por ky ishte një rezultat i Task Forcës Speciale. Është vënie e drejtësisë në vend për krime që kanë ndodhur edhe vite më parë. Është operacion 100% i autoriteteve shqiptare. Ka pasur përgjime dhe vëzhgim nga ajri me dron. Bashkëpunimi ka qenë me Holandën për lokalizmin e anëtarëve ë grupit kriminal.

Është lëshuar një mandat arresti për Enver Bajrni. Nuk mund ta them se ndodhet jashtë vendit, por hetimet vijojnë që edhe të shpallurit në kërkim të vihen para drejtësisë. Ky grup kriminal ka arrestime dhe dënime të ashpra. Sa i përket ish portierit të Vllaznisë, përderisa Prokuroria ka lëshuar masë arresti nuk mendoj se ka qenë viktimë. Zotëria ka qenë konkretisht pjesë e trukimit të ndeshjeve”- tha Lamallari .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.