POLITIKË

Arrestimi i 11 personave të bandës ‘Bajri’, Bushati: Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për…

12:50 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestimi i 11 personave të bandës ‘Bajri’ në Shkodër ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e ka cilësuar këtë si një ditë të mirë për Shkodrën.




Ndërkaq, më herët ishte deputeti demokrat Edi Paloka ai që e akuzoi ministrin se është i përfshirë në përgjimet me anëtarët e grupit, por është fshehur.

Ja çfarë shkruante Paloka

Paloka shkruan: Paska dale Drejtori i Policise , i emeruari i Agron Xhafajt, per te deklaruar suksesin e policise ne arrestimin e Bajrajve. “Kemi 6 muaj qe i pergjojme”- thuhet ne deklarate. Nje pyetje kam per ata qe paskan pergjuar; a ju ka dale ne ndonje pergjim Ditmir Bushati, apo dhe ate e keni fshehur si keni bere me pergjimet e tjera…?”.

Ditmir Bushati duke i kthyer një përgjigje Palokës thekson: “Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm’, – është shprehur Bushati.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.