Kryesore

“Bajrat kanë qenë truprojat e Bushatit”, Kryemadhi: Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorët për dosjet

18:09 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”,  ku ka folur në lidhje me arrestimet e 11 anëtarëve të bandës së Bajrajve në Shkodër.




Ajo ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Kryemadhi tha se këta persona, ministri i Jashtëm i ka patur badigardët e vet në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

“Ne gjithmonë e inkurajojmë dhe suportojmë policinë e Shtetit, ne nuk suportojmë inkriminimin e policisë. Shpresoj që të jetë një aksion, siç është në të vërtetë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe të ketë rezultat. Mendoj se është shumë e rëndësishme sa është i lidhur Rama me këtë bandë, sa është i lidhur Bushati, dhe ndikimi në zgjedhjet e kaluara. Deri ku shtrihen falangat e tyre. Nuk është problemi se arrestohen 11 burra, por sa është i shtrirë ndikimi i tyre. Bushati i ka patur badigardët e vet në fushatë elektorale, e dimë shumë mirë si terrorizoheshin njerëzit në fushatë”, tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi foli gjithashtu dhe ngërçin me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ndaj 10 prokurorëve nisi procedimi disiplinor sepse refuzuan shortin për çështjen Shullazi. Kryetarja e LSI tha se Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi më parë duhet të zhvillohet shorti.

“Mënyra si u zgjodh prokurorja kështu do ndodhte. Nuk kam asnjë dilemë se do shkonim drejt shkrirjes së Prokurorisë. Sepse synim mbetej mbyllja e hetimeve për Shullazin deh Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur me 69 vota ia imponoi shqiptarëve këtë prokurore. Ne nuk mendonim se papërgjegjshmëria e tyre do arrinte në këtë fazë. Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut dhe ne do depozitojmë çdo padi. Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokurove ka qenë shantazhuse qe të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokuroja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”- tha Kryamadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.