BLUETOOTH

“Faleminderit që ekzistoni!”, Seldin s’e lënë të qetë as pas ndarjes

16:10 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë prej disa muajsh u përfol për një ndarje të mundshme të këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra. Zërat do të qarkullonin kudo derisa pak ditë më parë, në “Dance with me”, Seldi do t’i konfirmonte përfundimisht:




“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj.”

Fjalët qarkulluan me shpejtësi dhe sigurisht u shkrua sërish rreth ndarjes, këtë herë të zyrtarizuar! Pas vërshimit të lajmeve nga mediat rozë, Seldi nuk ka vonuar të thumbojë disa njerëz specifikë, siç vetë ai iu adresohet. “Janë disa njerëz specifikë në këtë botë që na duan aq shumë saqë i harrojnë “hallet” e veta dhe merren me “hallet” tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres.” S’është aspak e lehtë për personazhet e njohur, kështu që as Seldi nuk ka se si të shpëtojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.