SPORT

Fiton Liverpool dhe Manchester City, ngec United

18:19 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forma pozitive e Liverpool-it vazhdon edhe në javën e 6-të të Premier League. “The Reds” mposhtën pa shumë probleme 3-0 Southampton në “Anfield Road” duke treguar edhe njëherë objektivet e këtij sezoni. Protagonist absolut në këtë sukses ishte padyshim ylli kosovar Xherdan Shaqiri.




Fillimisht mesfushori i kombëtares zviceriane detyroi mbrojtësin Hoedt ta depozitonte sferën në rrjetën e tij, ndërsa në minutën e fundit shtesë, nga goditja e dënimit tronditi traversën, duke e kthyer në një asist për Mohamed Salah i cili e kishte fare të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës. Pak minuta para egjiptianit, Joel Matip kishtë shënuar golin e 2-0.

Fitore arriti dhe Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola. Kampionët në fuqi hodhën pas krahëve disfatën e mesjavës në Champions, duke shkatërruar me rezultatin 5-0 Cardiff Cityn. Aguero, Bernardo Silva, Gundogan dhe dopieta e Mahrez i dhanë fitoren e 5-të në gjashtë javë kampionat “qytetarëve”.

Zhgënjeu Manchester United, me “djajtë” e kuq që nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë Wolves. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Fred, Joao Moutinho i prishi llogaritë skuadrës së Jose Mourinho që nuk po tregon vazhdimësi.

Fitore komode arritën edhe Burnley e Leicester që mposhtën respektivisht 4-0 Bournemouth dhe 3-1 Huddersfield. Në barazim pa gola u mbyll takimi mes Crystal Palave dhe Newcastle. Pas 6 javësh kampionat, Premier League kryesohet nga Liverpooli me pikë të plota, 18.

“The Reds” mbajnë pas Cityn në kuotën e 16 pikëve, ndërsa United mbetet shumë larg, pasi mban vendin e 5-të me 10 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.