BLUETOOTH

“Kam 3 vjet pa konsumuar alkool”, këngëtarja rrëfen për herë të parë jetën private

18:00 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme në ‘KafeIN’ e ftuara e radhës ishte këngëtarja Ermiona Lekbello. Ajo është padyshim personazhi që gjithmonë tërheq vëmendjen. Në një intervistë për muzikën, bukurinë femërore dhe thashethemet Ermiona rrëfeu gjëra shumë interesante. E pyetur për temën e ditës se kur ishte dehur për herë të fundit, ajo tha se prej 3 vitesh nuk konsumonte asnjë lloj alkooli.




Sipas saj nuk ishte asnjë arsye specifike, thjesht fakti që u ndje e ngopur dhe nuk kishte më nevojë për atë lloj stimuli. Miss-i me një formë fizike për t’u pasur zili’ pavarësisht kohës, thumboi bukuroshet e reja për ndërhyrje plastike që në moshë të re. Lekbello deklaroi se ishte në Tiranë vetëm për eventin e Joni Peçit dhe se do të ikte për të mos u kthyer për shumë kohë në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.