KULTURË

Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit në UNESCO?

14:15 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani pritën në një takim pune misionin e ekspertëve të “Europa Nostra”-s, përfaqësuar nga anëtari i bordit, Paolo Vitti dhe Peter Bond dhe Lourdes Llorens Abando, ekspertë teknikë nga Banka Europiane e Investimit. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të Ministrisë së Kulturës, pas vizitës kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, Vitti u shpreh i mrekulluar për vlerat arkitektonike dhe artistike që përcjellin këto monumente të kulturës, frymëzuar nga trashëgimia e kultit bizantin, duke i cilësuar “Thesare Unike” në rajon e më gjerë. Sipas të njëjtit njoftim, misioni u shpreh entuziast dhe sugjeroi përgatitjen e dosjes që këto kisha të vlerësohen me statusin e mbrojtjes si trashëgimi botërore nga UNESCO. “Trashëgimia Kulturore nuk është luks, por potencial për zhvillim ekonomik.




Qeveria shqiptare prej pesë vitesh ka kthyer fort vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore. Programet si “100 Fshatrat”, apo “Rrugët e Besimit” nuk janë vetëm sensibilizim ndaj pasurive kulturore, natyrore dhe shpirtërore të Shqipërisë, por një itinerar i pasur i këtyre thesareve që presin të zbulohen për të komunikuar kulturalisht, por edhe për të gjeneruar ekonomi lokale”, – u shpreh Kumbaro gjatë takimit. Misioni vlerësoi punën e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve në mirëmbajtjen, restaurimin dhe vëmendjen e treguar ndaj këtyre monumenteve dhe u shpreh i gatshëm të “krijojmë urat e nevojshme të komunikimit dhe bashkëpunimit në nivel institucional”. Misioni i “Europa Nostras” u njoh me strategjinë e programit të Trashëgimisë Kulturore, ligjin e ri për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, projektet e monumenteve që janë në proces restaurimi, ose pritet të fillojnë përmes partneriteteve me donatorë privatë, apo komunitetet fetare. Në takim u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit në të ardhmen duke ngritur grupe të përbashkëta ekspertësh në vlerësim, ekspertizë apo  zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në ndihmesë të restauratorëve, ikonografëve, teknikave të restaurimit etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.