SPORT

Mesfushori i Realit në “hall”, e dënojnë me 8 muaj burg

13:03 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dënimit të Marselos, por edhe të Ronaldos me herët, një tjetër futbollist i Realit të Madridit ka marrë dënim për shkelje tatimore.




Fjala është për Luka Modriç. Mesfushori akuzohet për 870 mijë euro të fshehura nga autoritetet, gjatë viteve 2013-2014. Kroati nuk kishte deklaruar të ardhurat nga imazhet. “El Mundo” është ajo që bën të ditur lajmin duke shtuar se Modriç do të paguajë 40% të shumës që nuk kishte raportuar. Bashkëngjitur dhe 250 euro në ditë për 8 muaj burg, çka shkojnë diku te 60 mijë euro.

Megjithatë, ai ka edhe një çështje tjetër të vitit 2012 dhe në total do i duhet të paguajë 2.6 milionë euro. Spanja ka ligje lehtësuese për ata që nuk kanë kryer shkelje më parë dhe mund të burgu mund të konvertohet në gjobë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.