BLUETOOTH

Do ta shohim ditë për ditë, Alba Çobaj: Ja pse zgjodha ‘Klan’-in

15:15 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Pas një shkëputje të gjatë nga ekrani rikthehet sërish. Kësaj radhe nuk është “INtv” por është në televizionin ‘Klan’. Ajo vjen ndryshe dhe njëkohësisht  tërësisht vetvetja, e thjeshtë, spontane dhe gazmore. Të gjithë me siguri e mbani mend në ‘INtv’, por ajo tashmë do të vijë në një format televiziv krejt të sajin në një tjetër ekran shqiptar. Në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” Alba ka folur për risitë që do të sjellë nën moderimin e “Ditë për ditë”. Një spot i publikuar së fundmi, u paralajmëroi se sezoni i ri në televizionin ‘Klan’ do të nisë me një emision i ri, i cili pritet të moderohet nga ish-banorja e ‘Big Brother’, Alba Çobaj. “Ditë për ditë” do të jetë një emision i paradites, i cili do të transmetohet në orarin e drekës.  Për më tepër surpriza lexoni intervistën e mëposhtme.




Pas eksperiencës së veçantë në ‘INtv’ iu rikthyet televizionit në ‘Klan’ sërish me një emision tuajin. Si lindi ideja e “Ditë për ditë”?

Ideja ishte e drejtorit të tv ‘Klan’, Armand Shkullaku dhe kryeredaktores Elda Laze. Me Eldën kam punuar në ‘INtv’ pasi ishte kryeredaktorja e emisionit tim. Kur u ideua ky format i ri që do bëhet, Elda mendoi që personi i përshtatshëm për ta drejtuar isha unë. Duke parë karakteristikat dhe përshtatjen me tematikën dhe llojin e emisionit. Emisionin fillon në tetor, data ende s’është vendosur. Do jetë në orar dreke, 13:45 me 15:30.

alba 8(1) alba 2(1) alba 9(1) alba 6(1) alba 5(1) alba 10(1) alba 1 alba 4(1)
<
>

Pse ky titull?

“Ditë për ditë” ishte emër i zgjedhur nga drejtuesit për të sjellë më pranë publikut përditshmërinë dhe energjinë që i nevojitet çdo ditë. Do kemi risi dhe në lidhje me mënyrën e intervistimit të personazheve apo dhe ndërtimit të rubrikave. Por më shumë detaje  do t’i shihni kur të fillojë emisioni.

Pse pikërisht ‘Klan’?

Kisha pak kohë që kisha shkëputur marrëdhëniet e mia me mediat, dhe ky propozim erdhi pas një diskutimi muaj më parë me drejtuesit e ‘Klan’. Doja që nëse kthehesha në tv të ishte një format që më përshtatej dhe që ndjeja veten rehat. Pikërisht prej kësaj zgjodha ‘Klan’. Dhe për më tepër që njeriu mundohet dhe dëshiron gjithnjë më të mirën. ‘Klan’ ishte zgjedhja dhe alternativa më e mirë.

Për çfarë flet konkretisht emisioni?

Emisioni do jetë totalisht ndryshe nga e zakonshmja pasi do ketë rubrika të reja të sjella në forme të re. E mira e Eldës, kryeredaktores, është që do gjithnjë të sjellë risi. Siç bëri me “Doctor Plastik” apo dhe me emisione të tjera ku është kryeredaktore. Prandaj padyshim që dhe ky emision do mirëpritet, sepse për të po punojmë jo vetëm unë por dhe gazetarët e tjerë që do jenë pjesë e tij. Do ketë shumë rubrika: aktualitet, sport, muzike art, çdo gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.