AKTUALITET

VIDEO/ Armët përtoke, si u arrestuan anëtarët e grupit “Bajri” duke luajtur bilardo

13:34 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës janë vënë në pranga, në kuadër të operacionit të koduar “Oaz”.




Ndërkohë që kanë dalë pamjet e arrestimit të anëtarëve të grupit ‘Bajri’.

Nga video e shpërndarë shihet se një pjesë e grupit u ndalua teksa ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34- vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

LEXO edhe: Shkatërrohet grupi “Bajri”, ja 11 personat e arrestuar në Shqipëri dhe Holandë

Mes të arrestuarve janë edhe trajneri i Kombëtares së Femrave Armir Grima dhe ish-portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi.

LEXO edhe: Kush është trajneri i Kombëtares së Femrave, i arrestuar si pjesë e bandës “Bajri”

 Finalizimi i operacionit erdhi pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me organet holandeze. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim Enver Bajrin, i cilësuar si ‘koka e grupit’.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.