LIFE STYLE

Habit gjykatësi: Fëmijët mund të konsumojnë kanabis në kopësht

16:03 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijët mund të konsumojnë kanabis në kopësht. Kështu ka deklaruar një avokat në Kaliforni, teksa një kopësht publik në këtë shtet mund të mbajnë kanabis që përdoret për trajtimin emergjent të një forme të rrallë epilepsie.




Vendimi u dha nga një gjykatës pasi ai u vendos në anën e familjes së 5-vjeçares Brooke Adams.

Distrikti i Rincon Valley Union School, në Santa Rosa, u përpoq të ndalonte përdorimin e lëndës narkotike në shkollë.

Autoritetet argumentuan se lejimi i Brooke për të përdorur drogën në shkollë shkel ligjet federale dhe shtetërore që ndalonin marijuanën për arsye mjekësore në shkolla.

Përdorimi i marijuanës mjekësore në privat me rekomandim të mjekut është i ligjshëm në Kaliforni.

Urdhri i përkohshëm i gjyqtarit lejoi që Brooke të niste shkollën në gusht, ndërsa kundërshtimet e shkollës u morën në konsideratë.

Një infermiere shoqëron Brooke në shkollë dhe duhet t’i japë vajin e kanabisit tre herë në ditë për të trajtuar problemin.

Por gjykatësi vendosi të premten që urdhëri të bëhej i përhershëm.

Marson është gjykatës në zyrën shtetërore të Divizionit të Edukimit Special të Dëgjimeve Administrative, i cili trajton mosmarrëveshjet mes distrikteve shkollore dhe prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Ajo mund të shkojë në shkollë si çdo fëmijë tjetër dhe ne nuk duhet të vazhdojmë të shtyjmë për të marrë atë që ka nevojë”, tha nëna e vogëlueshes që vuan nga epilepsia, Jana Adams.

Avokati i familjes Joe Rogoëay tha se shpreson që vendimi të hapë derën për nxënësit e tjerë që kanë të nevojshme të përdorin drogë me bazë kanabis në shkollë për arsye mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.