EKONOMI

Interesat pësojnë përsëri rënie në ankandin e fundit

11:00 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interesat e obligacioneve 5-vjeçare të qeverisë shqiptare ranë përsëri në ankandin zhvilluar këtë javë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, obligacionet u emetuan me një yield mesatar prej 4.74%, në rënie prej nivelit 4.86% të ankandit pararendës në muajin gusht. Rënia e mëtejshme e interesave të borxhit qeveritar dëshmon një treg që ngelet i stabilizuar dhe mjaft likuid. Sinjalet dhe orientimet e dhëna nga Banka e Shqipërisë në politikën monetare po përcillen më së miri në tregjet financiare.




Në mesin e këtij viti, Banka qendrore thelloi kursin stimulues të politikës monetare, përmes uljes së normës bazë të interesit në minimumin e ri historik prej 1%. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës paralajmëroi se nuk pritet të ketë rritje të interesave të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, presionet e pakta mbi likuiditetin e sistemit financiar e favorizojnë transmetimin e kësaj politike. Kreditimi i ekonomisë ngelet në stanjacion dhe vlera e portofolit është afërsisht në nivelet e vitit 2011.

Në kushtet kur tregu i kredisë për sektorin privat nuk po tërheq më shumë financime, kërkesa e institucioneve financiare për titujt qeveritarë ngelet e lartë. Nga dy miliardë lekë obligacione të shpallura për shitje nga Ministria e Financave, shuma e kërkuar arriti në pothuajse katër miliardë lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.