Tech

Kujdes me fotot nudo që ju dërgojnë në WhatsApp!

16:22 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

WhatsApp po regjistron një lloj të ri të mashtrimi. Nëpërmjet WhatsApp një djalë u kontaktua nga një vajzë dhe ngjarjet e para janë regjistruar në Amerikë.




Nuk zgjati shumë dhe vetëm pak mesazhe të shkëmbyera mes tyre, do të çonin më pas në dërgimin e disa imazheve provokuese nga vajza.

Fotot e guximshme të dërguara nga WhatsApp do të sillnin më shumë se një dhimbje koke tek i riu.

Pas një kohe, “një polic”  komunikoi me të duke e akuzuar atë për joshjen e të miturës dhe për të qenë në posedim të fotove pornografike të fëmijëve.

Polici i supozuar, që ishte pjesë e mashtrimit, thirri djalin dhe i tha atij se fotografitë ishin dërguar nga një vajzë 14-vjeçare dhe nëse ai nuk paguante një shumë parash mund të bënte vite burg.

“Polici” i tha se babai i vajzës e kishte denoncuar dhe gjendja ishte serioze.

Përafërsisht 750 dollarë amerikanë do t’i kushtonte atij shkëmbimi që filloi në WhatsApp.

Ndaj, bëni kujdes se çdo ditë e më shumë po lindin forma të reja mashtrimi në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.